Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja për atë që teshtinë dhe kthimi i selamit gjatë hytbes së xhumasë – Albani

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 338-339

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Autori ka thënë:

“Esh-Shafi’i ka thënë: “Nëse një person teshtin gjatë hutbes së xhumasë, dhe një tjetër thotë:

يَرْحَمُكَ الله

”Allahu të mëshiroftë.”

unë shpresoj se kjo është në rregull sepse është sunnet që të thuhet kështu. Unë urrej që një person t’i japë selam një tjetri, por nëse ai e bën këtë, unë mendoj se ai duhet t’i përgjigjet selamit sepse është sunnet të japë selam i pari dhe obligim që ta kthesh selamin.

Këtë e përmendi esh-Sheukani në “Nejl-ul-Autar” 1 përmes shkurtimit të el-Buvejtit. Kjo qëndron në librin e Shafeiiut “el-Umm” 2 dhe në shkurtimin e el-Muzanit3.

Unë nuk mund të shoh dallimin në mes lutjes për atë që teshtin dhe kthimit të selamit. Në thelb, të dyja kanë të njëjtin gjykim; ose është sunnet, të cilën e thotë esh-Shafi’i, ose ajo është e detyrueshme të cilën e thonë shumica. Prandaj, ato të dyja duhet të kenë të njëjtin gjykim në lidhje me ndalimin ose lejimin. Shafeitë kanë tri mendime për këtë çështje. Nevevi i përmendi ato në “el-Maxhmu” dhe ka thënë:

“Mendimi i saktë e i qartë është se është e ndaluar të lutesh për atë që teshtin, ashtu siç është për të kthyer selamin.”4

Ky mendim është më afër me të vërtetën, të cilën e kam përmendur në “ed-Daifah” nën hadithin 5665.


1 3/232.

2 1/175.

3 1/138.

4 4/524.

Shpërndaje: