Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja pranohet gjatë iftarit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013425

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e saktë të thuhet gjatë iftarit:

اللهم لَكَ صُمْتُ و على رِزْقِكَ أفْطَرْتُ

“O Allah! Unë kam agjëruar për Ty dhe kam bërë iftar me furnizimin Tënd.” 1?

Përgjigje: Janë përmendur disa lutje në lidhje me iftarin. Megjithatë, asnjë nuk janë autentike. Muslimani duhet të lutet gjatë iftarit. Hadithi thotë se lutjet e tre personave janë të pranuara ku njëri prej tyre është lutja gjatë iftarit. Ai duhet të lutet me atë që di. Është ligjësuar lutja gjatë iftarit. Ajo është pranuar tek Allahu. Megjithatë, nuk ka dëshmi për të lexuar një lutje specifike në lidhje me të.


1 Ibnul-Kajimi ka thënë: “Ky hadith nuk është e konfirmuar.” (Zad-ul-Me’ad (2/51)).

Ibn Haxheri ka thënë: “Zinxhiri i hadithit është i dobët.” (Talkhis-ul-Habir).

Shpërndaje: