Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (2/192)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
El-Fad’hl tha:
“I thashë Ebu Abdil-lah bin Hanbelit: “Si duhet të veproj në qoftë se e bëj hatme Kuranin? A duhet ta bëj këtë në vitër apo në teravi? Në mënyrë që të bëjmë dua mes teravive dhe vitrit?.”
Ai u përgjigj: “Kur të ke bërë hatme Kuranin, ngre duart para rukusë dhe bë dua, ndërsa ne (xhemati jemi në namaz pas teje). Zgjate lutjen.”
I thashë: “Për çka të lutem?”
Ai tha: “Çka të dëshiron.”
Unë bëra ashtu siç tha ai. Ai qëndroi prapa meje dhe lutej me duar të ngritura.”