Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 84-86
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
1 – Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijallahu anhuma i cili ka thënë: “Një herë prej herësh, një grua erdhi tek Profeti salallahu alejhi ue selem e cila kërkonte nga ai që të lutej për të rënë shi. Në atë rast, Profeti salallahu alejhi ue selem tha:
اَللَّهُمَّ اسْقِناَ غَيْثاً ، مَرِيئاً ، مَرِيعاً ، ناَفِعاً ، غَيْرَ ضاَرٍّ ، عاَجِلاً ، غَيْرَ آجِلٍ
“O Allahu ynë, na lësho shi të begattë, freskues, të dobishëm e jo të dëmshëm, të menjëhershëm e jo të vonuar.”
2 – Transmetohet nga Aishja radijallahu anha e cila ka thënë: “U ankuan njerëzit tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për mungesë të shiut. Në atë rast, kërkoi që t’i përgatisnin një minber që do ta vënin në musala (vend-falje jashtë nga xhamia (v.p.)) dhe u kërkoi njerëzve që të tuboheshin në atë vend në një ditë të caktuar. Me të dalë drita e diellit (të asaj dite), i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem doli në musala dhe hipi në minber. Pasi që e madhëroi Allahun dhe e falënderoi Atë, tha:
إنكم شكوتم جدب دياركم ، و استئخار المطر عن إبان زمانه عنكم ، و قد أمركم الله سبحانه أن تدعوه و وعدكم أن يستجيب لكم
“Me të vërtetë ju u ankuat për mungesë të shiut dhe vonim të tij në kohën e vet. Ndërsa Allahu Subhaneh ju ka urdhëruar ju që ta lutëni, duke ju premtuar që do t’u përgjigjet juve.”
Pastaj tha:
اَلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعاَلَمِينَ ـ اَلرَّحْماَنِ الرَّحِيمِ ـ ماَلِكِ يَوْمِ الدِّنِ ـ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ اللهُ يَفْعَلُ ماَ يُرِيدُ ، اَللَّهُمَّ أَنْتَ اللهُ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ أَنْتَ ، أَنْتَ الْغَنِيُّ ، وَ نَحْنُ الْفُقَراَءُ ، أَنْزِلْ عَلَيْناَ الْغَيْثَ ، وَ اجْعَلْ ماَ أَنْزَلْتَ لَناَ قُوَّةً وَ بَلاَغاً إِلَى حِينٍ
“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Ai vepron çfarë të dojë. O Allahu ynë, me të vërtetë Ti je Allahu i Cili nuk ka Zot tjetër pos Teje. Ti je i Pasuri (i Cili nuk ne nevojë për asgjë dhe për askënd) dhe ne jemi të varfër (të cilët kemi nevojë për Ty), andaj, na zbrit shi të dobishëm, të mjaftueshëm për një kohë të gjatë.”
Dhe, i ngriti duart aq lartë saqë iu pa edhe bardhësia e sqetullave të tij. Pastaj ua ktheu njerëzve shpinën dhe e veshi xhyben e tij nga prapa dhe vazhdimisht i mbante duart e ngritura lartë, derisa zbriti nga minberi, doli përpara njerëzve dhe i fali (së bashku me ta) dy rekate namaz. Nuk vonoi shumë dhe, Allahu i tuboi retë, dhe filluan bubullimat e vetëtimat, pastaj filloi të binte shi me lejen e Allahut Te’ala. Aq shumë furishëm binte shi, saqë derisa arriti salallahu alejhi ue selem tek xhamia e tij, saqë u përrenjtë rridhnin me të madhe. Kur ai pa se si njerëzit shkonin me të shpejtë drejt shtëpive të tyre, qeshi saqë iu panë dhëmballët e tij, pastaj tha:
أشهد أن الله على كل شيء قدير ، و أني عبد الله و رسوله
“Dëshmoj se Allahu është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë dhe se unë jam i dërguari i Tij.”