Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet´hul Mexhid (44)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20-%2017%20-0%204-%20%201437.mp3
Data e fetvas: 17-4-1437 ose 27-1-2016
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si refuzohen adhurruesit e varreve q argumentohen me fjalët e Allahut (Teala):
وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء
”E mos i konsideroni të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Jo, ata janë të gjallë…” 1
Feuzani: ”Vazhdo. Jo, ata janë të gjallë dhe çfarë pastaj? Lexoje tërë ajetin.
Pyetësi:
بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ
”Jo, ata janë të gjallë dhe furnizohen te Zoti i tyre.”
Feuzani: Dhe ata furnizohen. A tha Allahu se ata furnizojnë apo furnizohen? Ata furnizohen. Se ata furnizohen do të thotë se ata vetë janë në nevojë për Allahun. Si ti kërkojmë furnizim atyre, kur ata vetë furnizohen?
1 3:169