Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutuni çfarë të dëshironi në teshehudin e parë

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith Es-Sahihah (2/538)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

878 – Profeti ﷺ ka thënë:

Kur të uleni pas çdo dy rekateve, thuani:

التحيات لله، و الصلوات و الطيبات، السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله.

”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi ty, o profet! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut [kur lexohet kjo, kjo përfshin të gjithë robërit e drejtë në qiell dhe në tokë]. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.

Pastaj iu lejohet të luteni çfarë të dëshironi.”

Transmeton Nesai (1/174), Ahmedi (1/437) dhe TabaTani në El-Mu’xhem El-Kebir (1/55/3) nga Shu’beh: Ebu Is’haku na tregoi: Abul-Ahuas na tregoi, nga Abdullahi i cili tha:

”Nuk dinim çfarë të thoshim pas çdo dy rekateve përveçse ta lavdëronim dhe madhëronim Zotin tonë, dhe se Muhamedi ﷺ kishte dije rreth fillimit dhe fundit të mirësisë.

Pastaj ai ﷺ tha: ’Kur të uleni pas çdo dy rekateve, thuani:

التحيات لله، و الصلوات و الطيبات، السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله.

”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi ty, o profet! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut [kur lexohet kjo, kjo përfshin të gjithë robërit e drejtë në qiell dhe në tokë]. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.

Pastaj iu lejohet të luteni çfarë të dëshironi.”

Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe i lidhur sipas kushteve të Muslimit.

Ky hadith dëshmon se është e ligjësuar që t’i lutemi Allahut që në teshehudin e parë. Megjithatë, nuk kam parë ndonjë imam tjetër përveç Ibn Hazmit që ta ketë këtë mendim. Ai pa dyshim ka të drejtë, edhe pse e ka bazuar mendimin e tij mbi hadithe të përgjithshme, të cilat kundërshtarët mund t’i refuzojnë me hadithe specifike. Përkundrazi ky hadith është i qartë, i drejtpërdrejtë dhe sqarues në vetvete nuk mund të kufizohet nga asgjë tjetër. Allahu e mëshiroftë atë që është i paanshëm dhe e ndjek sunnetin!

 

Shpërndaje: