Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2211
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua nga Egjipti, pyet nëse është e lejueshme për femrat që të lyejnë sytë?
Përgjigje: Është e lejueshme që femra që të lyej sytë, nëse ajo është në mesin e femrave, ose me burrin e saj apo të afërmit e saj meshkuj me të cilët ajo nuk mund të martohet (maharim).
Por nëse ajo shkon aty ku mund të ketë burra të huaj, nuk është e lejueshme për të që të tregojë fytyrën e saj apo të ketë sytë e lyer.
Allahu thotë:
“E kur të kërkoni prej tyre (grave të profetit) diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre.” 33:53
Mirëpo është e lejuar që femra të vesh burka’ (një lloj i perçes) -e cila tregon vetëm sytë apo vetëm njërin sy-; por vetëm nëse ajo nuk ka sytë e lyer dhe kjo në prezencën e meshkujve të huaj.
Kur themi ‘meshkujt e huaj’ është për qëllim, meshkujt me të cilët në parim është e lejuar martesa me ta siç është kunati i saj, xhaxhai i burrit të saj, kushëriri i saj, e kështu me radhë. Nuk ka rëndësi nëse ata janë myslimanë apo jo.