Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet´hul Mexhid (50)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid-03-01-1438.mp3
Min: 55.53-56.40
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mundet magjistari të praktikojë magjinë pa rënë në idhujtari?
Përgjigje: Magjia nuk bëhet pa rënë ai në mosbesim. Të mësuarit magjinë dhe t’u mësohet ajo të tjerëve është dalje nga besimi (kufër).
وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ
”E ata të dy (melaiket) nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bë pabesimtar!” 2:102
Do të thotë mos e mëso magjinë. Kjo dëshmon se të mësuarit magjinë dhe t’u mësohet të tjerëve është dalje nga besimi. Magjistari nuk mund të ushtrojë magjinë pa bërë idhujtari dhe pa iu lutur shejtanëve dhe xhinëve.