Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mahremi kafir

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan

Burimi: Iidahud-Delaleh fi Vuxhubil-Hadar min Du’etid-Dalaleh, fq. 6

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A ka mundësi që kafiri të jetë mahrem i femrës?”

Përgjigje: “Në islam nuk është kusht që mahremi të jetë mysliman, edhe pse është më e rëndësishme dhe më mirë që ai të jetë mysliman. Një mashkull bëhet mahrem për ndonjë femër nëse ajo është e ndaluar për të sipas Islamit dhe fesë së tij. Nëse personi në anën tjetër i përket një feje që lejon martesën mes të afërmve, ai nuk konsiderohet të jetë mahrem i saj. Për shembull Mexhusët lejojnë martesën mes vëllezërve dhe motrave.

Pra është më mirë që të ketë një mahrem i cili e konsideron martesën me atë të ndaluar përgjithmonë sesa të mos ketë asnjë mahrem!”

Shpërndaje: