Alameh Mukbil bin Hadiel-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 594
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja të përdor në flokë dhe trup produkte zbukurimi dhe makijazh qofshin ato (produktet dhe makijazhi) të reja apo tradicionale, dhe që të vishet me rroba të bukura para burrit, dhe grave në tubimet e tyre?
Përgjigje: Nuk lejohet ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë.
Profeti ka thënë:
“Në kohën e fundit do të jenë ca njerëz që ngjyrosen me të zezë si gushat e pëllumbave, ata nuk kanë për ta ndjerë aromën e xhenetit.” 1
Për sa i përket zbukurimeve të tjera, nuk ka të keqe që ajo të zbukurohet kur është me burrin ose me gratë e tjera.
1 Imam Albani ka thënë:
Transmetuar nga Ebu Daudi, en-Nasai, Ahmedi, edh-Dhija el-Makdisi në “el-Mukhtarah” dhe shumë të tjerë që nuk ka vend për t’u përmendur. Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.” (Ghajat-ul-Maram, fq. 70-71)