Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mallkimi i Allahut është mbi atë që e strehon bidatçiun

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 46-48
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Aliu -radijAllahu anhu- ka thënë:
 
”I dërguari i Allahut ﷺ më informoi në lidhje me katër gjykime;
 
-Mallkimi i Allahut është mbi atë që ther për dikë tjetër përveç Allahut.
 
– Mallkimi i Allahut është mbi atë që mallkon prindërit e tij.
 
– Mallkimi i Allahut është mbi atë që strehon bidatçiun.
 
– Mallkimi i Allahut është mbi atë që ndryshon kufijtë e tokës.”
 
Muslimi (1978).
 
Profeti ﷺ ka thënë: ”Mallkimi i Allahut është mbi atë që e strehon bidatçiun”, kjo do të thotë ai që i mbron pasuesit e bidateve dhe mëkatarët dhe i mbështet ata, është i mallkuar.

Shpërndaje: