Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 46-48
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Aliu -radijAllahu anhu- ka thënë:
”I dërguari i Allahut ﷺ më informoi në lidhje me katër gjykime;
- Mallkimi i Allahut është mbi atë që ther për dikë tjetër përveç Allahut.
- Mallkimi i Allahut është mbi atë që mallkon prindërit e tij.
- Mallkimi i Allahut është mbi atë që strehon bidatçiun.
- Mallkimi i Allahut është mbi atë që ndryshon kufijtë e tokës.” Muslimi (1978).
Shpjegimi
Profeti ﷺ ka thënë: ”Mallkimi i Allahut është mbi atë që ndryshon kufijtë e tokës”
Këto shenja janë për të dalluar kufijtë e tokave. Ai që i ndryshon ato është i mallkuar sepse kjo mund të shpie në probleme, aksidente dhe grindje. Nën këtë hyjnë edhe shenjat rrugore. Kushdo që i ndryshon ato është i mallkuar gjithashtu.