Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zafaf, faqe. 201-202
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa gra shkulin vetullat e tyre, i bëjnë ato në formë harku, në formë të hënës së re etj. Ato e bëjnë këtë duke pretenduar se do të duken më të bukura. Këtë vepër e ka ndaluar i dërguari i Allahut ﷺ dhe ka mallkuar atë që vepron kështu duke thënë:
”Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që u bëjnë tatuazhe (të tjerave) dhe kërkojnë t’u bëhet atyre tatuazh; mbi ato që u zgjasin flokët (të tjerave) dhe kërkojnë t’u zgjaten atyre flokët; mbi ato që i shkulin vetullat (të tjerave) dhe kërkojnë t’u shkulen vetullat atyre [1] dhe të kërkojnë Felaxh [2] për hir të bukurisë duke ndryshuar krijimtarinë e Allahut.” [3]
[1] Imam et-Taberij në lidhje me shkuljen e vetullave ka thënë: ”Nuk i lejohet gruas të ndryshojë asgjë nga krijimtaria e Allahut, duke shtuar apo larguar për hir të bukurisë. Nuk i lejohet asaj ta bëjë këtë në asnjë rast, qoftë kjo për burrin e saj apo për dikë tjetër. Një shembull i kësaj është që të jenë vetullat e ngjitura dhe ajo t’i heqë atë që është mes tyre.” (Shkurtes nga” Fet’h-ul-Bari”)
[2] Felaxh është që të bëhet një hapësirë mes dy dhëmbëve të parë.
[3] El-Bukhari (10/306) dhe Muslimi (6/122)