Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhëniet seksuale gjatë udhëtimit në Ramazan

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr 10/202-203

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi për atë që kishte marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan kur ata ishin në udhëtim. Ata nuk agjëronin dhe bashkonin namazet?

Përgjigje: Është e lejuar që të prishet agjërimi kur je në udhëtim gjatë ditës në Ramazan për ta kompensuar më vonë kur të kryhet muaji i Ramazanit.

Allahu thotë:

”Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët nga ditët e mëvonshme.” [El-Bekare: 185]

Është e lejuar për të që të hajë, të pijë dhe të ketë marrëdhënie seksuale përderisa ai është në udhëtim.

Shpërndaje: