Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhënia e vajzave me xhaxhallarët dhe dajallarët e babait

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Ligjërata Ni’mat-ul-Islam

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Sa i përket xhaxhait dhe dajës tim, xhaxhait dhe dajës të gruas time dhe xhaxhait të nënës sime. A është e lejuar që bijat e mia të tregojnë flokët para tyre dhe t’i përshëndesin (për dore ata)?

Përgjigje: Sa i përket xhaxhait dhe dajës tuaj, ata janë të huaj (exhnebi) për gruan tuaj. Asaj nuk i lejohet të zhvesh par tyre (atë që i lejohet).

Sa i përket xhaxhait dhe dajës të saj, kështu që ata janë maharim për të dhe për bijat e saj. Xhaxhai i saj është sikurse xhaxhai i vajzave të saj dhe daja i saj është sikurse daja i vajzave të saj.

Sa i përket xhaxhait dhe dajës së burrit dhe marrëdhënies së tyre me vajzat e tij, ata janë maharim për vajzat. Xhaxhai yt është si xhaxhai i vajzës suaj dhe daja juaj është si daja i vajzës suaj.

Shpërndaje: