Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratill-Muslimeh, fq. 89-90
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e gabuar nga aspekti i Sheriatit që njeriu të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij pas lidhjes së kontratës së martesës, por para dasmës, duke pasur parasysh se tradita e kundërshton këtë?
Përgjigje: Nuk është gabim nga aspekti i Sheriatit Islam që njeriu të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij pas lidhjes së kontratës së martesës dhe para dasmës. Por, nëse ekziston rreziku i pasojave të këqija, atëherë le të mos bëjë marrëdhënie intime. Largimi i dëmeve ka përparësi para përfitimeve të arritura.