Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhëniet intime gjatë ditës në Ramazan para udhëtimit duke u bazuar në veprimin e Enesit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (22 A), min: 20:02

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë kishte për qëllim të udhëtojë në Ramazan. Të njëjtën ditë para se të nisej pati marrëdhënie intime me gruan e tij. Pastaj filloi udhëtimin. A është i detyruar me diçka?

Përgjigje: Në qytetin e tij?

Pyetësi: Po.

Përgjigje: Së pari, ai ka mëkatuar.

Së dyti, ai duhet ta kompensojë atë ditë.

Së treti, ai është i detyruar të bëjë kefare për marrëdhënie gjatë ditës në Ramazan.

Nuk lejohet të praktikohen rregullat e udhëtimit derisa të largohesh nga vendbanimi. Para kësaj ai ende konsiderohet vendas. Tregoni atij.

Pyetësi: Problemi është se është transmetuar se disa sahabë e prishën agjërimin nën rrethana të ngjashme.

Përgjigje: Është transmetuar se Enesit (radijAllahu anh) i është shërbyer ushqim ndërsa ishte ulur në një anije në port duke pritur të udhëtojë. Rrjedhimisht ai e prishi agjërimin. Por ky veprim shkon kundër praktikave të shumicës së sahabëve. Gjithashtu Allahu (azze ue xhel) ka thënë:  

”Por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar (e nuk agjëroi).” El-Bekare, 2:184

Nëse personi është nxënës i dijes dhe kupton nga hadithi se veprimi është i lejuar, ai nuk është i detyruar me asgjë. Megjithatë, mendoj se nxënësit e rinj nuk duhet të nxitohen për të dhënë fetva vetë. Atyre u mungojnë konceptet derisa të pyesin dijetarët.

Shpërndaje: