“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhëniet intime në prani të fëmijëve

Shejkh, Dr. Muhammed bin Se’id Raslan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dhe ajo që është më e sakta në këtë çështje është se ndalohet kryerja e marrëdhënieve intime në prani të dikujt, përveçse nëse i pranishmi është fëmijë që nuk kupton dhe nuk ka ide (se çfarë po ndodh), atëherë nuk ka të keqe në këtë.

Por nëse fëmija kupton se çfarë po ndodh atëherë nuk lejohet marrëdhënia intime në prani të tij qoftë ai fëmijë sepse fëmija mund të flasë për atë që ka parë pa dashje.

Ndërsa kryerja e marrëdhënieve intime p.sh. në prani të fëmijës i cili është në djep dhe i cili është një muajsh kjo është në rregull sepse fëmija nuk e di se çfarë po ndodh dhe as nuk mund ta kuptojë atë që po ndodh.

Ndërsa nuk lejohet që burri t’i afrohet gruas së tij në prani të fëmijës që ka mbushur 3 ose 4 vjeç sepse fëmija mund të flasë për këtë në mëngjes, prandaj është e ndaluar që të ketë marrëdhënie intime në praninë e tij edhe pse fëmija nuk është mumejiz (nuk ka arritur moshën 7 vjeçe) por kupton se çfarë po ndodh.

Shpërndaje: