Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhëniet mes Kur’anit dhe shkencës

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Keshf Maukif al-Ghazali min es-Sunnah ue Ahliha, fq. 76-77

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Meqë ra fjala për zbulimet astronomike të perëndimorëve, ne nuk duhet të nxitohemi që ti besojmë se ato janë fakte të vërteta. Ne duhet në qetësi, me verifikim dhe studim. Në këtë mënyrë, çështja do të sqarohet në një nga tre mënyrat:

1 – Që ajo të jetë në përputhje me atë që gjendet në Kur’an dhe Sunnet. Kjo duhet të pranohet pasi që Islami ka ardhur me të. Të mohuarit e saj është që mohonë diçka me të cilën ka ardhur Islami, e cila është gjë jashtëzakonisht e rrezikshme.

2 – Që ajo të kundërshtojë atë që është në Kur’an dhe Sunnet. Kjo hidhet poshtë. Shembull i kësaj është teoria se dielli është i palëvizshëm dhe nuk udhëton në orbitën e tij, për të cilën Kurani thotë se ai e bënë. Është mosbesim dhe përgënjeshtrim i Kur´anit për të besuar diçka të tillë.

3 – Që ajo pjesërisht të jetë në përputhje me disa tekste dhe refuzohet nga të tjera pasi që nuk ka asnjë provë të prerë dhe të qartë që e pranon ose e refuzon atë. Shembull i kësaj është teoria se toka rrotullohet. Këtu mund të ketë mendime të ndryshme. Këtu secili mund të kuptojë dhe të bindet në mënyrën e vet. Në këtë rast nuk është e lejuar të fyehet dhe të nënçmohet personi që ka mendimin tjetër.

Shpërndaje: