Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 1385, pyetja e parë
Kryetarë: Abdullah Bin Baz
Zëvendës: Abdurr-Rrazak el-Afifi
Anëtar: Abdullah bin Gudejjan
Anëtar: Abdullah ibn Mani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje e 1: Kam pasur marrëdhënie intime me gruan time, ndërsa ajo kishte menstruacionet. Ajo më lajmëroi se kishte menstruacionet e saj, por mendova se ajo po gënjen. Kam zbuluar se ajo kishte të drejtë vetëm disa ditë më pas; ju lutemi këshilloni në lidhje me atë që duhet të bëj?
1: Marrëdhëniet seksuale me gruan gjatë periudhës së saj është e ndaluar, bazuar në thënien e Allahut (subhanehu ue te ala):
Të pyesin ty për të menstruacionin. Thuaj: ”Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Dhe kur të jenë pastruar, atëherë shkoni pranë tyre siç ka urdhëruar Allahu. Vërtet Allahu i do ata që pendohen dhe Ai i do ata të cilët e pastrohen.”1
kështu që ti duhet të kërkosh falje nga Allahu dhe të kthehesh tek Ai në pendim, sepse ke pasur marrëdhënie seksuale me gruan tuaj e cila kishte menstruacionet, veçanërisht se ajo të tregoi se kishte menstruacionet e saj. Ju duhej të ishit të kujdesshëm para se ta bëni këtë me të. Duhet gjithashtu të jepni një dinarë ose gjysmë dinar sadaka si Kefarah (shlyerje) për atë që keni bërë. Ahmedi dhe autorët e përmbledhjeve të hadithive transmetuan me një zinxhir transmetuesish të mirë nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Se kushdo që ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë periudhës së saj menstruale duhet të paguaj një dinar ose gjysmë dinar si sadaka.”
Kur ti paguan (d.m.th. një dinarë ose gjysmë dinari), do të jetë e mjaftueshme. Dinar është i barasvlershëm me 4/7 të një poundi saudit, kështu që nëse vlera e poundit saudit ishte shtatëdhjetë rijal, për shembull, atëherë shuma që do të ishte e detyruar të jepte në bamirësi të varfërve do të ishte njëzet rijal, ose dyzet rijal (rreth 4 euro).
Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
1 2:222