Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja abdes me ujin i cili është ndryshuar me diçka të pastër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7831

Përgatiti: perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme marrja abdes me ujë që është ndryshuar nga një gjë që është e pastër, në qoftë se nuk gjejmë ujë tjetër?

Përgjigje: Kjo është e saktë, nëse ajo gjë nuk është diçka që e ka ndryshuar ujin aq shumë, atëherë lejohet nëse ndryshimi është i pakët. Ndërsa, nëse ajo e ndryshon ujin aq shumë sa që ai nuk është më ujë, por diçka tjetër, atëherë kjo nuk është e lejuar, sepse ky nuk është ujë.

Shpërndaje: