“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa e përkohshme – Komisioni i Fetvave

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 37-38.
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në kohët e sotme pothuajse është bërë e njohur tek të rinjtë udhëtimi jashtë vendit për t’u martuar me qëllim shkurorëzimi. Pra qëllimi i udhëtimit të tyre në vendet e jashtme është martesa e tillë dhe ata përdorin disa fetva të veçanta në këtë çështje duke i keqkuptuar ato. Cili është gjykimi i saktë mbi këtë çështje?

Përgjigje: Martesa e cila bëhet me qëllim shkurorëzimi ndryshe quhet “martesa e përkohshme”.

Martesa e përkohshme është martesë e pavlefshme për shkak se ajo është martesë vetëm për dëfrim (mut’ah), gjë e cila është e ndaluar me konsensus.

Martesa e saktë është të martohesh me qëllimin e të jetuarit së bashku me partnerin tënd. Nëse gruaja është e mirë dhe e përshtatshme për të ai e mban, përndryshe ndahet prej saj.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë.” El-Bekare, 2:229

Shpërndaje: