Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Adhuah-ul-Bejan (3/550-551)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”Të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë…” El-Muminun, 23:5-6
Me sa duket, ajeti e ndalon martesën e përkohshme sepse Allahu-xhela ue ala- konkretizon se është e detyrueshme të mbahet nën kontroll epshi përveçse me gruan dhe robëreshën. Pastaj Ai konkretizon se ai që shuan epshin diku tjetër është mëkatar dhe thotë:
”… ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve).” El-Muminun, 23:7
Një grua që lidh një martesë të tillë nuk konsiderohet as bashkëshorte dhe as skllave. Se ajo nuk është skllave është e qartë. Se ajo as nuk është bashkëshorte është e qartë pasi që një martesë e tillë nuk i plotëson kriteret e bashkëshortes sikurse trashëgimin, periudhën e pritjes, divorcin dhe furnizimin.
Nëse do të kishte qenë vërtet bashkëshorte ajo do të kishte trashëguar, do të kishte kaluar një periudhë pritjeje, do të divorcohej dhe do të kishte të drejtën e furnizimit.
Kur asnjëra nga këto nuk ndodh në një martesë të tillë del në pah se ajo nuk është bashkëshorte. Me fjalë të tjera martesat e tilla i dëshirojnë vetëm mëkatarët që shkelin ndalesat e Allahut. Veç kësaj, unë tashmë e kam bërë të qartë se martesa e përkohshme është e ndaluar deri në ditën e gjykimit.