Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa e përkohshme – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherhul-Mumti, 2925
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Disa prej dijetarëve kanë thënë se “martesa e përkohshme (nikahul-mut’ah)” ishte e lejuar e më pas u ndalua, pastaj përsëri u lejua dhe në fund u ndalua. Por e vërteta është se ajo ka qenë e lejuar e pastaj u ndalua.

Në kundërshtim me këtë (ndalimin e martesës së përkohshme) janë rafidat (shiitët). Rafidat e lejojnë martesën e përkohshme duke u argumentuar me ajetin:

“Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme.” En-Nisa, 4:24

Rafidat nuk i janë kthyer haditheve autentike lidhur me këtë tematikë edhe pse ky ajet nuk aludon në atë që pretendojnë ata sepse Allahu po në këtë ajet që e përmendëm më lartë thotë:

“Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme.” En-Nisa, 4:24

Kjo nënkupton se duhet kujdesur ndaj grave me të cilat je i martuar dhe assesi nuk qëndron të lejuarit e bërjes kurvëri me to. Nuk ka asnjë dyshim se martesa e përkohshme i përngjan kurvërisë dhe kjo aludon në atë sikurse të paguhet për të pasur marrëdhënie intime me të për një kohë të caktuar. Në ajet është për qëllim se në qoftë se ju keni pasur marrëdhënie intime me to, atëherë shpenzimet të cilat i keni bërë për to, ato i meritojnë; e kjo nuk është dhurata e martesës (mehri) sepse dhurata e martesës obligohet me lidhjen e kurorëzimit e jo me marrëdhënien intime.

Gjithashtu, transmetohet në Sahihun e Muslimit (116) nga Sebrah bin Ma’bed el-Xhuhenij -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ndër të tjerash në një hutbe tha në lidhje me martesën e përkohshme:

“Është e ndaluar deri në ditën e kijametit.” 

Dhe nga shprehje të tilla të lartpërmendura nuk ka mundësi asnjëherë që të ketë anulime të gjykimit sepse në hadith thuhet

“…deri në ditën e kijametit.”

Shpërndaje: