Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa është një çështje private

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (68 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam martuar me një grua me të cilën nëna ime nuk është e kënaqur. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me fenë e saj, por thjesht ajo nuk e do atë. Çka më këshillon duke pasur parasysh se unë jam martuar me të?

Përgjigje: Unë them:

بارك الله لك وبارك عليك وجمع بينكما في خير

”Allahu të dhëntë bereqet (ti shtoftë të mirat) ty dhe pasardhësve, dhe ju bashkoftë në të mira.”

Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në një martesë; as nëna e as babai. Përjashtimi i vetëm është nëse ata shohin një mangësi nga ana fetare. Martesa është një çështje private. Shembull i kësaj është që babai ti thotë birit të tij që të mos ha oriz. Ai të ndalohet nga ngrënia e orizit vetëm për këtë? Jo. Kjo është një çështje private. Nëse ti dëshiron të martohesh me një grua kundër dëshirës së nënës sate, ti pyete nënën nëse gruaja ka një fe ose dëlirësi të reduktuar. Nëse ajo thotë se ajo nuk e ka por ajo thjesht nuk dëshiron që ti të martohesh me të, unë them se që të martohesh me të, dhe:

بارك الله لك وبارك عليك وجمع بينكما في خير

”Allahu të dhëntë bereqet (ti shtoftë të mirat) ty dhe pasardhësve, dhe ju bashkoftë në të mira.”

Megjithatë, ai duhet të përpiqet që të përmirësojë marrëdhëniet në mes të gruas dhe nënës kështu që situata të bëhet stabile dhe harmonike mes tyre. Nëse kjo nuk arrihet dhe ata jetojnë nën të njëjtën çati dhe grinden gjatë gjithë kohës, kështu që nuk ka të keqe nëse burri dhe gruaja të zhvendosen dhe të jetojnë vetëm.

Shpërndaje: