Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa jashtë vendit me qëllim divorcin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është dënimi për ata që janë jashtë vendit dhe martohen me qëllim shkurorëzimi?”
 
Përgjigje: “Njeriu martohet për të jetuar së bashku tërë jetën dhe për shkak se ajo është gruaja juaj, e jo me qëllim shkurorëzimi. Për sa kohë që ajo është e drejtë, ajo është gruaja jote. Nëse ju nuk e dëshironi atë më ose nëse ajo nuk është e mirë për ju; atëherë e bën divorc, pa e pasur këtë qëllim gjatë martesës.
 
Nëse ka këtë qëllim gjatë martesës, ai bie në tre probleme:
 
1 – Kjo është mashtrim ndaj gruas dhe kujdestarit të saj. Ata ta martojnë atë ty që ajo të jetë gruaja jote për gjithmonë. Nëse ata kanë ndonjë dinjitet, fejë dhe turp, ata kurrë nuk do ta kishin dhënë atë për martes nëse ata e dinin që ti kishe qëllim shkurorezimin. Dhe në qoftë se këta tre faktorë nuk janë në to, nuk ka asnjë të mirë në to.
 
2 – Ajo (martese) është e ngjashme me martesen Mut’ah. Nuk është martese Mut’ah e qartë, por ti e ke për qëllim atë. Ti martohesh me të për një periudhë të caktuar dhe pastaj ndahesh prej saj. Kjo është e ngjashme me Mut’an e pavlefshme.
 
3 – Martesa (e tillë) përdoret për ta poshtëruar nderin. Kjo ndodh veçanërisht në lidhje me pushimet. Shumë njerëz të pasur të cilëve ju mungon turpi dhe dinjiteti udhëtojnë jashtë vendit për t’i shijuar gratë. Ata marrin paratë me veti dhe martohen çdo natë. Gjithëashtu martohet natën e ardhshme dhe nuk ka as periudhë pritje (Iddet) apo diçka tjetër. Ato janë dhënë pas parave. Ato janë bërë një lojë që rrezikojnë nderin. Kjo nuk është kontratë e vlefshme e martesës. Ky është një krim i kontratës së martesë e cila është lojë me gratë. Ai është me një grua të re çdo natë dhe ajo gjithashtu është me një burrë të ri çdo natë. Kjo vepër nuk është e lejuar dhe nuk e pranon as intelekti e as feja.”

Shpërndaje: