Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (v. 1422)
Tuhfat-ul-Muxhib, fq. 63-64
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për t’u martuar me një grua idhujtare amerikane me qëllim që të merret leja e qëndrimit në SHBA?
Përgjigje: Ky person nuk i beson premtimit të Allahut -subhanehu ue te ala-:
“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në librin e qartë.” Hud, 11:6
“Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” El-Ankebut, 29:60
Atij nuk i lejohet të martohet me një grua idhujtare:
“Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato.” El-Mutehine, 60:10
Martesa me një idhujtare vetëm për të përfituar leje qëndrimi në një vend kufri është e ndaluar. A është vallë SHBA-ja xheneti? SHBA është e tronditur dhe ka frikë të jashtëzakonshme ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Sa i përket marrjes së shtetësisë, ajo nuk është e lejuar nëse jepet me kusht që personi të respektojë dhe t’i nënshtrohet ligjeve të SHBA-së. Ne nuk e respektojmë Kushtetutën e SHBA-së. E hedhim atë nën këmbët tona.
Në këtë drejtim, dijetari shejkh Muhamed Es-Subejjil ka shkruar një libërth shumë të vlefshëm rreth çështjes së shtetësisë në vendet e kufrir. Ai meriton falënderim dhe lavdërim për këtë punë. Me lejen e Allahut, kam përfituar shumë prej atij libri dhe ua rekomandoj të gjithëve që ta lexojnë.