Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një njeri ka bërë zina me një femër, e cila ka mbetur shtatzënë prej tij. Ai tani dëshiron të martohet me të, dhe është penduar tek Allahut për veprimin e tij. Por, a është kusht që ajo së pari të lind, e më pas të martohet me të?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar të martohet me një femër që ka bërë zina, përderisa të plotësohen dy kushte:
1. Ajo duhet të pendohet sinqerisht për zinanë dhe të mos përsëris më atë vepër.
2.Ajo duhet që, së pari të kalojnë periudhën e pritjes (Iddah) që ta dijë se ajo nuk është shtatzënë me anë të zinasë. Kohëzgjatja e periudhës së pritjes është derisa të përfundojnë tre periudha të menstruacioneve.
Nëse këto dy kushte përmbushen, është e lejueshme të martohen me të. Ata nuk mund të martohet deri sa ajo të pendohet.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Laviri martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, gjithashtu, laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto (zinaja dhe martesa me zinaqarët) janë të ndaluara për besimtarët.” 24:3
Ndërsa fëmija nuk është i tij dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Pasi që ajo bën zina, ai mund të jetë i dikujt tjetër po ashtu. Si e di ai se fëmija është i tij? Fëmija i zinasë nuk i atribuohet babait. Ai i atribuohet të nënës.”