“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa Misjar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shumë vëllezër pyesin në lidhje me martesën Misjar e cila është përhapur kohët e fundit.”

Përgjigje: “Një martesë ka shumë qëllime. E para është që të dy burri dhe gruaja të shpëtojnë nga kurvëria. Së dyti, duhet të shumohemi. Së treti, bashkëshorti duhet të jetë përgjegjës për gruan. Ajo duhet të jetë në fakt nën mbikqyrjen dhe nën sigurinë e tij. Ajo duhet të jetë në shtëpinë e tij dhe të  edukojë fëmijët, gjithashtu duhet të ruaj pasurin e tij. Ata duhet të bashkëpunojnë. Ai duhet të punojnë jashtë shtëpisë, dhe ajo duhet të punojë brenda në shtëpië. Secili prej tyre duhet të përmbushë detyrën e tij ndaj tjetrit. Ky është qëllimi i martesës.
 
Ndërsa martesa Misjar, ka vetëm një qëllim dhe ai është mardhëniet intime. Të gjitha qëllimet e tjera mungojnë. Ajo as nuk do të jetë nën mbikqyrjen burrit e as nën sigurinë e tij. Ajo nuk do të merret me punët e shtëpisë dhe burri nuk do të ketë kontrollë mbi të. Ai nuk do ta dijë ku ajo shkon. Ai nuk do të jetë në gjendje të edukojë fëmijët e tyre e nuk do ta dinë se çfarë janë duke bërë. Martesa-Misjar në fakt është humbje. Shumica e qëllimeve të martesës janë inekzistente.
 
Martesa Misjar është kur burri dhe gruaja martohen duke i plotësuar të gjitha kushtet e nikahut e që janë: pëlqimi i dy partnerëve, pëlqimi i veliut të gruas (mahremit) dhe dëshima për këtë nga dy dëshmitarë, por ajo që e dallon këtë martesë, nga ajo e zakonshme, është se gruaja heq dorë nga disa prej të drejtave të saj, që burri e ka obligim t’ia siguroj asaj, siç janë: sigurimi i banimit, vendbanimi i njëjt me bashkëshortin, të ushqyerit, etj.. E mund të kenë mardhënie seksuale, atëherë kur ata të dëshriojnë.”

Shpërndaje: