Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed (2/838)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1119 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin) për personin i cili martohet me një grua muslimane në vendin e armikut (kufrit).
Ai u përgjigj: Nuk më pëlqen që ai të martohet me një grua muslimane (atje). Por nëse vërtetë duhet ta bëjë këtë patjetër dhe i frikësohet zinasë, i lejohet ta bëjë këtë. Megjithatë, ai nuk duhet të përpiqet të ketë fëmijë atje (në vend kufri).