Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa me të afërmit – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 B), min: 12:30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Hanbelitë thonë se është më mirë të mos martohesh me të afërmit. A ka ndonjë Sunnet të konfirmuar që e mbështet apo e kundërshton këtë?

Përgjigje: Disa dijetarë kanë këtë mendim për shkak të dy dobive:

1 – Fëmija lind më i mirë. D.m.th. rrënjët e gruas, të cilat janë nga një fis, përzihen me rrënjët e burrit, i cili është nga një fis tjetër, pas së cilës fëmija merr tiparet e të dy llojeve.

2 – Më e sigurt për lidhjet familjare. Sepse mund të ndodhin mosmarrëveshje mes bashkëshortëve që shkaktojnë që i tërë fisi të bie në armiqësi dhe jo vetëm bashkëshortët. Megjithatë, zbatohen fjalët e përgjithshme të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem):

“Gruaja martohet për shkak të katër arsyeve; pasurisë së saj, pemës së saj familjare, bukurisë së saj dhe fesë së saj. Prandaj, zgjidhe gruan me fe – duart tuaja të lumshin.”

Kjo vlen edhe për gruan e familjes së ngushtë dhe të largët. Ne të gjithë e dimë se Ali bin Ebi Talib u martua me Fatimen (radijAllahu anha) ishin fëmijët  kushërirëve të parë. Prandaj, është e saktë të mos brengosësh për atë se kush është i afërt ose i largët, por për atë që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka rekomanduar:

“Prandaj, zgjidhe gruan me fe – duart tuaja të lumshin.”

Shpërndaje: