“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mashtrimi i rinisë nga rrëfyesit e përrallave

Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123813 

Përktheu Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si i këshilloni ata që janë dhënë pas përhapjes së audio-kasetave që përmbajnë rrëfime tregimesh në emër të qortimit, ndërsa neglizhojnë përhapjen e audio-kasetave të cilat përmbajnë dituri.

Përgjigje: Ata që i japin rëndësi këtyre kasetave, d.m.th. kasetave të qortuesve, unë i konsideroj ata se janë ura lidhëse për tek Pasuesit e Bidateve dhe të Sekteve. Pasuesit e Bidateve dhe Sektet krijojnë ura lidhëse me anë të këtyre gjërave. Këta i ndjekin të rinjtë me ndihmën e tyre. Ato fillojnë me këshilla, me të qarë dhe përulësi.

Ata paraqiten kështu para të rinjve, e kur ata ndjehen të kënaqur dhe të qetë me ta, atëherë u hedhin atyre dyshimet dhe më pastaj i shpijnë tek ata të cilët u dhanë këtë detyrim për t’i ndjekur të rinjtë. Prandaj e shohim se si këta qortues kanë lidhje të forta me grupe të devijuara apo me grupe shkatërrimtare.

Vështirë që mund të gjesh ndonjë Selefi në mesin e tyre dhe as nuk kanë lidhje me Selefitë. Përkundrazi, ata i përqeshin dhe i fyejnë Selefitë dhe paralajmërojnë ndaj thirrjes së tyre, shpifin ndaj tyre kinse janë të ashpër, i akuzojnë me gjëra të turpshme e kështu me radhë. Ata ua lehtësojnë njerëzve që të bëhen ithtarë të bidatçive.

I këshilloj Rininë Selefi dhe të tjerët që të jepen pas dijes së vërtetë dhe metodologjisë të vërtetë Selefite. Nëse ata duan këshilla (qortuese), ato gjenden në Librin e Allahut. Nëse ata duan dituri, edhe ajo është në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Ashtu si e dëgjuat në hadithin e el-Irbadhit, profeti salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon t’i këshillonte njerëzit sa që zemrat dridheshin dhe sytë lotonin. Ndodhte që Sahabët të qanin me zë.

Kush lexon libra siç është Rijadus-Salihin do ta kuptojë se ka mjaft këshilla të tilla në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në mënyrë që të mos kesh nevojë t’i dëgjosh këta njerëz dhe qortimet e tyre që janë të përziera me risi, mite dhe hadithe të dobëta dhe të trilluara. Sidoqoftë këta thirrës nuk janë dijetar.

Selefët i shihnin me sy të ulët këta rrëfyes të përrallave, i paralajmëronin njerëzit ndaj tyre dhe ua nxjerrin në shesh gënjeshtrat e tyre. Për fat të keq gjendja është e tillë. Sido qoftë, metodologjia Selefite është e qartë. Nëse të rinjtë duan këshilla qortuese, ka mjaft qortime dhe dituri në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Ebu Hatim u pyet në lidhje me librat e el-Harith el-Muhasib i cili ishte më i ditur, më i devotshëm dhe më i përmbajtur se këta qortuesit e sotëm. Ai ishte shumë më larg bidateve sesa këta. Në fjalimet e tij mund të gjendej tasavuf e që këshilluesit e sotëm nuk mbeten të pastër prej gjërave të tilla.

Ata e pyetën Ebu Zur’an, njërin prej imamëve e dijetarëve më të mëdhenj të Sunnetit, në lidhje me librat e el-Harithit, ndërsa ai u përgjigj:

“Lërini, ngase ato janë libra të lajthitjes dhe bidateve.”

Ata i thanë: “Në to ka shumë mësime.”

Pastaj ai u përgjigj:

“Ata të cilët nuk marrin mësim nga Libri i Allahut ai kurrë nuk do të përfitojë ndonjë mësim as prej tyre.”

Vëllezër! Kjo është metodologjia Selefite; të cilët paralajmëruan ndaj librave të bidatçive dhe nga leximi i tyre. Ata paralajmëruan ndaj skolastikës pasi ajo është vetëm risi dhe devijim. Kthehuni tek Libri i Allahut, Sunneti i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe në metodologjinë e es-Selefu-Salih.

Betohem në Allahun se ata të cilët jepen pas tyre do të devijojnë. Me fat është ai i cili mëson nga gabimet e të tjerëve. Merrni mësim nga të rinjtë që devijuan nga metodologjia Selefite. Ata përfunduan me rënien e interpretimeve të pabaza dhe të propagandës së rreme derisa ata u bënë armiqtë më të këqij të Elhus-Sunnetit.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=mOpyGHVpuDg

Shpërndaje: