Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid (1/316)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Qëndroni larg nga shtatë mëkatet shkatërruese.”
Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Cilat janë ato?”
Ai u përgjigj: “Bërja shirk Allahut, magjia, vrasja e njeriut, gjë që Allahu e ka ndaluar përveçse me të drejtë (ligjore), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, lëshimi i frontit, akuzimi i besimtareve të ndershme për imoralitet.” 1
Ata e pyetën profetin ﷺ në lidhje me shtatë mëkatet shkatërruese për t’u shmangur nga to sepse njeriu nuk mund t’i shmanget diçkaje nëse nuk e njeh atë. Kjo dëshmon se myslimani është i obliguar që të pyes në lidhje me haramet dhe çështet e shirkut, në mënyrë që t’u shmanget atyre.
Ka njerëz që thonë se duhet thirrur në Teuhid dhe në të mirën, pa folur për shirkun dhe haramet dhe pa i sqaruar ato. Ky është mashtrim i shejtanit. Njeriu duhet të ketë dije lidhur me të mirën dhe të keqen në mënyrë që të praktikojë të mirën dhe t’i shmanget së keqes. Allahu përmendi mohimin e tagutit para besimit në Allahun dhe tha:
”Ai që mohon adhurimin e tagutit dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë.” El-Bekare, 2:256
Si ta mohojë tagutin pa pasur dije rreth tij? Ai duhet të ketë dije lidhur me të për ta mohuar atë.
1 Bukhari (2767) dhe Muslimi (89).