Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kur mirëqenia e njerëzve rritet, atyre iu shtohen edhe të këqijat. Mirëqenia, është ajo që e shkatërron njeriun.
Kur njeriu jepet pas mirëqenies dhe kënaqësisë së trupit të tij, e harron kënaqësinë e zemrës. Dhe kështu, qëllimin kryesor të tijin e ka që ta kënaq trupin e vet, i cili do të kalbet dhe do hahet nga krimbat.
Kjo është belaja më e madhe e cila, po i shkatërron pothuajse të gjithë njerëzit në ditët tona. Vështirë se mund të gjesh dikë, veçse do të thotë:
Çfarë shtëpie ke?! Çfarë veture ke?! Çfarë mobile?! Çfarë ushqimi?! Etj.!
Kështu veprojnë edhe disa prej atyre të cilët merren me dije, d.m.th. ata të cilët lexojnë. E disa prej njerëzve kërkojnë dituri vetëm që të jetë më i privilegjuar apo të bëhet i njohur dhe me këtë të arrij të mirat e kësaj bote.
Njeriu është krijuar për diçka të madhe. Ndërsa kjo botë dhe të mirat e saj, janë vetëm që të arrish deri tek caku i duhur. E lusim Allahun që ne t’i shfrytëzojmë të mirat e Tij ashtu siç duhet.
Thotë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije: “Njeriu duhet që ta shfrytëzoj pasurinë, ashtu siç e shfrytëzon gomarin për udhëtim dhe ashtu siç e përdor tualetin për kryerjen e nevojës.”
Selefët ja dinin vlerën pasurisë!
Pra, mos e konsidero prioritet pasurinë. Nëse ti nuk e mund atë, ajo të mund ty dhe kështu dynjaja bëhet qëllimi yt kryesor.
Për këtë shkak, themi se: Kur mirëqenia e njerëzve rritet dhe ata shikojnë vetëm në drejtim të saj, ata humbin nga ahireti në proporcion me atë që i kanë dhënë rëndësi dynjasë!
Thotë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem):
“Pasha Allahun, nuk frikësohem se do t’u kaplojë varfëria, por frikësohem se do t’u jepet pasuria e do të mashtroheni pas saj, ashtu siç bënë ata që ishin para jush e do t’u shkatërrojë ashtu siç i ka shkatërruar edhe ata.”
Ajo që po i shkatërron njerëzit në ditët e sotme, është dhënia pas dynjasë sikurse të ishin të krijuar për të, e jo sikurse ajo të ishte krijuar për ta. Janë dhënë pas asaj që është krijuar për ta, kundrejt asaj për çfarë janë krijuar. Kjo është ndryshim i asaj që duhet të jetë. Allahu na faltë.