Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mashtruesit muslimanë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda ue-Nur (nr. 600)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë e kishte zakon të thoshte Shejkh Hamid el-Fakih për Ikhuani Musliminët? E keni përmendur një herë.”

Përgjigje: ”El-Khuvvan (mashtruesit). Ishte hera e parë që u takova me Shejkh Hamid el-Fakihun. Unë mendoj se keni jetuar në ato ditë. Kjo ishte hera e parë që kam bërë haxh. Kam vizituar atë me Fahd el-Marik. Ju nuk e njihni atë. Unë e vizitova atë në një hotel emrin e të cilit ia kam harruar. Unë dhe shoku im, Fahd el-Marik u ulëm. Ai ishte gjeneral i ushtrisë Saudite për të cilën ata pretendonin se do të luftonte në Palestinë. Kur shejkh Hamid dëgjoi për mua, ai u ngrit dhe më përqafoi, e kështu me radhë. Ne nuk ishim takuar më parë. Unë nuk e di se si tema e bisedës erdhi deri në fjalë, por unë përmenda el-Ikhuanul Musliminët e Sirisë.

Atëherë ai tha: ”Ata mashtruesit muslimanë.”

Unë nuk i pëlqeva fjalët e tij. Fola sinqerisht. Unë i thashë se është e tepërt ti përfshish që të gjithë. Mund të ketë njerëz të mirë dhe të sinqertë në mesin e tyre që kanë kuptuar gjërat dallash. Por ti quash ata ”mashtruesit”? Unë nuk i quaj ata ashtu. Unë them të vërtetën rreth tyre, se ata nuk pasojnë Kuranin dhe Sunnetin sipas menhexhit Selefij. Por ata vazhdojnë me atë të vetën dhe nuk shkojnë para fare!!!”

Shpërndaje: