Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Halloween dhe maskat

Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva
Fetvaja nr: 18030
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit është bërë e zakonshme që maskat plastike të shiten nëpër dyqane në qytetin e Xhiddes. Maskat vendosen në kokë dhe imagjinojmë kafshët grabitqare në mënyrë që njeriu shfaqet si ujk, majmun apo luan në fytyrë, ndërsa trupi është trup i njeriut. Njerëzit i përdorin ato në lidhje me një festival të nasarave dhe ia urojnë njëri-tjetrit.

Përgjigje: Nuk lejohet blerja, shitja ose përdorimi i maskave të përmendura për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 – Ato paraqesin kafshët grabitqare. Imazhet e krijesave të gjalla janë të ndaluara në të gjitha format.

2 – Me këtë veprim u ngjason kafshëve. Nuk është e lejuar për njeriun që t’i ngjasojë një kafshe, e sidomos jo një kafshe grabitqare.

3 – Veprimi përbëhet nga ngjasimi me kufarët dhe festat e tyre siç është përmendur në pyetje. Allahu i ka ndaluar muslimanët që t’i ngjasojnë kufarët dhe të marrin pjesë në festivalet e tyre.

Në bazë të kësaj, është e ndaluar për t’i importuar këto maska në vendet muslimane, të blihen ato dhe të shiten në mënyrë që muslimanët të mos bien në mëkatet e përmendura.

Shpërndaje: