Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Masturbimi nga frika e rënies në zina!

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minnah, fq. 420-421

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lidhur me gjykimin mbi masturbim, autori diskutoi çështjen në detaje në kapitullin mbi martesën. Aty ai përmendi mendimet e ndryshme të dijetarëve. Megjithatë, lexuesi nuk mund të dal me një mendim të qartë se ku shkrimtari qëndron në këtë çështje, e cila është zakon i tij kur bëhet fjalë për çështje ku ka mospajtime.

Ndërsa ne mendojmë se e vërteta është me ata që e ndalojnë masturbimin dhe argumentojnë me fjalët e Allahut (te ala):

وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ فَمَنِ ابْتَغَى وَرَاء ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْعَادُونَ

”Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës.”1

Ne nuk themi që madje është e lejuar të masturbohet nga frika e rënies në zina. Ai që ka frikë nga rënia në zina duhet të përdorë mjekësinë profetike:

“O ju të rinj! Kush prej jush ka mundësi le të martohet sepse martesa ndihmon në uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërsa kush nuk ka mundësi të martohet le të agjërojë sepse agjërimi është mburojë për të.”

Transmeton Bukhari (5066) dhe Muslimi (1400).

Prandaj, unë fuqimisht qortoj ata që japi fetva për të lejuar të rinjtë të masturbojnë kur frikësohen nga rënia në zina, në vend që t’i shpien në mjekësinë profetike.


1 23:5-7

Shpërndaje: