Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbajtja e ligjëratave në xhamitë e bidatçive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë jetoj në një vend ku shumica e xhamive i përkasin pasuesve të bidateve. A është e lejueshme për nxënësin e dijes që të mbajë ligjërata, derse dhe hutbe në xhamitë dhe vendtubimet e tyre? A ka ndonjë kusht që duhet të plotësohet, në mënyrë që kjo të jetë e lejuar?”

Përgjigje: “Po. Nëse ata e lejojnë atë që ta thotë të vërtetën dhe ta shpjegojë atë, kjo është një mundësi e mirë. Nëse të jepet kjo mundësi, është gjë shumë e mirë, ngase aty është vendi dhe koha e përshtatshme për t’u bërë një gjë e tillë.”

Shpërndaje: