Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbajtja e Mus’hafit nga xhematlitë në namazin e teravive

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mbajtja e Mus’hafit nga xhematlitë gjatë namazit të teravive, kjo është bërë një zakon në çdo Ramazan.

Përgjigje: Kjo nuk është e përshtatshme. Mbajtja e Mus’hafit nga xhematlitë nuk është e përshtatshme sepse ata shikojnë përmbajtjen e tij, personi që falet nuk duhet të shikojë në asnjë shkrim gjatë namazit. Kjo e shpërqendron atë nga namazi i tij. Prandaj nuk duhet ta mbajnë Mus’hafin dhe duhet ta braktisin këtë zakon që ata kanë shpikur, po.

Shpërndaje: