Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbrojtësit e Halebiut i kanë zemrat e sëmura

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=162930

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka disa njerëz të devijuar mes nesh që ia atribuojnë veten Selefizmit. Ata e mbrojnë Ali el-Halebin dhe organizatën Ihja et-Turath dhe paralajmërojnë kundër konferencave të cilat i udhëheqin Shejkh dhe Dr. Muhammed bin Hadi el-Medkhali në Dammam dhe Shejkh Abdullah bin Selfik edh-Dhafiri në Hafr-ul-Batin. Çfarë na këshillon?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi sahabët dhe mbi pasuesit e tyre, dhe pastaj:

Ata që mbrojnë el-Halebin, të tillët si ai dhe Ihja et-Turath nuk e di se çfarë është Selefizmi. Zemrat e tyre janë të sëmura. Kjo dëshmohet mes të tjerash se ata paralajmërojnë kundër konferencave të Ehl-us-Sunnetit dhe Selefive sikurse të Shejkh Muhammed bin Hadi, el-Buharit dhe Abdullah bin Salfikut. Ata kanë zemra të sëmura dhe duhet të pendohen tek Allahu (Azze ue Xhel). Barak Allah fikum. Ata kanë zemra të sëmura. Ata nuk e dinë se çka është Selefizmi. Sikurse ata ta kishin kuptuar Selefizmin nuk do kishin mbrojtur këta njerëz. Sa shumë devijime ata i kanë! Sa fatkeqësi ata i kanë! Unë e kam shkruar një vëllim të tërë për el-Halebin, ku kam sqaruar parimet e tij. Të gjitha fjalët e mia dhe refuzimet ndaj tij kanë të bëjnë me devijimet e tij. Selefitë janë të detyruar që të kujdesen për konferencat e Selefive dhe të kenë shumë kujdes nga konferencat e pasuesve të bidateve dhe të sëmurëve.

Shpërndaje: