Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1018)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka hajdutë që presin që njerëzit të fillojnë namazin në xhami për ti’a vjedhur këpucët e tyre dhe ata zgjedhin vetëm këpucët më të mira. Kjo ndodh gati në çdo namaz. A lejohet që të caktojmë disa vëllezër të cilët ruajnë këpucët në vend se të falen me xhematin?
Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar.
Pyetje: Cila është zgjidhja?
Përgjigje: Ju duhet t’i merrni këpucët tuaja dhe t’i vëni ato në mes të këmbëve tuaja, e cila është transmetuar në sunnetin e profetit tuaj ﷺ.