Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbrojtja nga Dexhalli

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kisatul-Mesihid-Dexhal, fq.31-34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mbrojtja nga Dexhali bëhet si më poshtë:

1 – Kërkimi i shpeshtë i strehimit tek Allahu (Te’ala) nga sprovat e këqija të Dexhallit- Kjo gjë bëhet më veçantë në teshehudin e fundit në namaz. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

إذا فرغ أحدكم من التشهد الآخر، فليتعوذ بالله من أربع: من عذاب جهنم، ومن عذاب القبر، ومن فتنة المحيا والممات ومن شر المسيح الدجال

“Kur ndonjë prej jush është duke përfunduar teshehudin e fundit, le të kërkojë strehim tek Allahu nga katër gjëra, si: dënimi i Xhehenemit, dënimi i varrit, nga sprova e kësaj jete dhe nga sprova e varrit dhe nga sprova e keqe e Mesihut Dexhal.” (Sifatus-Salah fq.99)

2 – Mësimi përmendësh i dhjetë ajeteve të para të sures el-Kehf- Për këtë kemi argument fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) ku thotë:

من حفظ عشر آيات من أول سورة الكهف عصم من الدجال

“Kush mëson përmendësh dhjetë ajetet e para të sures el-Kehf, është i mbrojtur nga Dexhalli (nga sprovat e tij).” (Transmeton Muslimi dhe të tjerët nga Ebu Derda radijAllahu anhu) 

3 – Ikja nga Dexhali dhe qëndrimi larg tij- Megjithatë njeriu mund të mos e bëjë këtë nëse ai e di se nuk do të dëmtohet prej tij, për shkak të mbështetjes së tij në Allahun dhe shkaku i njohurive të karakteristikave rreth Dexhallit, me të cilat e ka përshkruar atë Profeti (salAllahu alejhi ue selem). Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

من سمع بالدجال فلينأ عنه فو الله أن الرجل ليأتيه وهو يحسب أنه مؤمن فيتبعه مما يبعث به من الشبهات

“Kush dëgjon për ardhjen e Dexhallit, le t’i shmanget atij. Betohem në Allahun se ka njeri i cili beson se është besimtar, i cili i shkon atij (Dexhallit) dhe pastaj do ta pasojë atë për shkak të dyshimeve që ai i përhap.” (Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët nga Imran bin Husejn radijAllahu anhu)

4 – Banimi në Mekë dhe në Medine, qytete që janë të siguruara prej tij, profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

يجِيءُ الدَّجَّالُ فَيَطَأُ الْأَرْضَ ، إِلَّا مَكَّةَ وَالْمَدِينَةَ ، فَيَأْتِي الْمَدِينَةَ ، فَيَجِدُ بِكُلِّ نَقْبٍ مِنْ نِقَابِهَا صُفُوفًا مِنَ الْمَلَائِكَةِ

Dexhalli do të vijë dhe do të hyjë në çdo vend përveç Mekës dhe Medinës. Kur ai vjen në Medine, i gjen të gjitha rrugët e saj të mbushura me rreshta nga engjëjt.” (Transmeton Bukhariu dhe Muslim dhe të tjerët nga Enes bin Malik radijAllahu anhu)

E njëjta gjë vlen edhe për xhaminë al-Aksa dhe për malin Tur.

Dije se Allahu i mbron vetëm besimtarët që i përmbahen obligimeve të tyre në këto vende të shenjta. Përndryshe, aty nuk ekziston asnjë mbrojtje nëse vetëm jetohet në to pa qenë kjo mënyrë e jetesës siç kërkohet të jetojë një besimtar i vërtetë.

Shpërndaje: