Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbulesa (abajah) e gruas e cila është e tejdukshme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Nurun ‘ale-Derb” (46 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi veshjen e (abajës/mbulesë e sipërme) tejdukshme të gruas; aq sa duket fustani i cili është i veshur nën të, fustan ky i cili është mbi kërci?

Përgjigjja: Në rastin konkret, gjykimi bazohet në veshjen e cila është nën mbulesë. Nëse fustani nën petk (abajah) është tërheqës, atëherë nuk lejohet që të përdoret ajo (abajah) mbulesë e tejdukshme apo edhe në rast se nuk është e tejdukshme nuk lejohet që të ngrihet ngase kështu ajo zbulon rrobat e bukura tërheqëse që i ka të veshura nën (abajah) fustan. Allahu (tabarake ue te ala) ka thënë:

وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ

“Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre.” 24:31

Nëse Allahu (tabarak ue te ala) ndaloi që ajo të mos godet me këmbë gjatë ecjes e që me këtë veprim të shfaqen stolitë e saj, atëherë çfarë duhet të themi për petkat me të cilat ajo zbukurohet?

Nëse fustani nën abajah nuk është i bukur apo i cili nuk tërheq vëmendje atëherë është në rregull edhe në qoftë se ajo vesh mbi të mbulesë të tejdukshme.

Sa për ngritjen e mbulesës së sipërme, veprimi i tillë ka ndalesë tjetër. Kur ngrihet mbulesa mbi të pasmet, kjo i shfaq asaj format e të pasmeve. Kjo konsiderohet sprovuese prandaj  është e ndaluar.

Shpërndaje: