Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbulesa është nga feja e jo gjë tradicionale

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Ahkam Minel-Kuran El-Kerim (2/134)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gazetarët që shkruajnë rreth mbulesës shprehen sikurse ajo të ishte një çështje tradicionale. Me fjalë të tjera shamia është diçka që është trashëguar brez pas brezi dhe jo diçka që i referohet gjykimit të Allahut -azze ue xhel-. Është e qartë se ky arsyetim është ose mosnjohja e legjislacionit Islam apo madje edhe konsiderimi i tij si vogëlsirë.

Shamia nuk është fare një çështje tradicionale por është një adhurim me të cilin ne e adhurojmë Allahun duke e pasuar atë dhe duke iu nënshtruar.

E njëjta vlen edhe për integrimin gjinor në shkolla dhe në vende të tjera. Disa njerëz thonë se ndalimi i integrimit gjinor është vetëm një çështje tradicionale. Ky është një gabim kolosal. Në fakt ndalimi është i ligjësuar sepse rregulli i ligjësuar përcakton se çdo gjë që çon në sprova midis burrave dhe grave ndalohet. Profeti paralajmëroi këtë dhe tha:

“Nuk kam lënë pas meje sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë.”

Transmeton Bukhari (5096) dhe Muslimi (2741).

“Frikësojuni dynjasë dhe frikësojuni grave sepse sprova e parë e bijve të Israelit ishin gratë.”

Transmeton Muslimi (2742).


Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

”Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.” En-Nur, 24:31

Shpërndaje: