Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Ahkam min-el-Kuran el-Karim (2/134)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gazetarët që shkruajnë rreth mbulesës shprehen sikur të ishin një çështje tradicionale. Me fjalë të tjera, shamia është diçka që është trashëguar brez pas brezi dhe asgjë që i referohet gjykimit të Allahut (azze ue xhel). Është e qartë se ky arsyetim është ose mosnjohja legjislacionit Islam apo madje edhe konsideromi i tij si vogëlsirë. Shamia nuk është aspak një çështje tradicionale por është një adhurim me të cilin ne e adhurojmë Allahun duke e pasuar atë dhe duke iu nënshtruar.
E njëjta vlen edhe për integrimin gjinor në shkolla dhe në vende të tjera. Disa njerëz thonë se ndalimi i integrimit gjinor është vetëm një çështje tradicionale. Ky është një gabim kolosal. Në fakt, ndalimi është i ligjësuar, sepse rregulli i ligjësuar përcakton se çdo gjë që çon në sprova midis burrave dhe grave ndalohet. Profeti ﷺ paralajmëroi këtë dhe tha:
“Unë nuk kam lënë prapa meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë.”1
“Sprova e parë e izraelitëve ishin gratë. Prandaj kini kujdes nga jeta e kësaj bote dhe kini kujdes nga gratë!”2
1 Bukhari (5096) dhe Muslimi (2741).
2 Muslimi (2742).