Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbulimi i supeve në namaz (2)

Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtaz, fq. 86
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 23: Cili është gjykimi që mashkulli të mbuloj pjesën e sipërme të trupit, sikurse gjoksin dhe supet gjatë namazit?

Përgjigje: Kjo është një domosdoshmëri. Hadithi thotë:

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu profeti ﷺ ka thënë:

“Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”

Bukhari (359) dhe Muslimi (516).

Ai duhet të mbulojë supet me rrobën e tij të sipërme ose të falet në një këmishë. Dhe nëse nuk gjen asgjë atëherë i lejohet të falet ashtu siç është dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Shpërndaje: