Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mburrja mbi profesionin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Masa’il-il-Xhahilijjeh, fq. 185

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Mburrja mbi profesionet do të thotë se tregtari mburret me biznesin e tij para një zanatliu, zdrukthëtari dhe farkëtari, dhe se një i punësuar mburret me punën e tij para atij që nuk e ka një punë po aq të mirë. Muslimani nuk i nënvlerëson njerëzit që janë në gjendje më të keqe se ai. Ai në parim nuk i nënvlerëson njerëzit fare. Si të nënvlerësojë muslimanët për shkak të punës së tyre? Kjo i përket tipareve të kohës paraislame, të cilën Allahu e përmendi në lidhje me Kurejshët dhe dy udhëtimet e tyre vjetore. Allahu i dha Kurejshëve dy tregëti dhe udhëtime në vit. Në dimër, ata udhëtonin për në Jemen dhe në verë ata udhëtonin për në Sham për të bërë tregti. Ata e kishin zakon që të mburreshin në mesin e njerëzve gjatë dy udhëtimeve të tyre. Ata e kishin zakon që të mburreshin në mesin e kultivuesve, fermerëve dhe të tjerëve të cilët nuk kishin një punë të mirë si të tyre. Kjo përfshinë çdo njërin i cili mburret për punën e tij dhe pozitën e tij para të tjerëve. Njeriu duhet gjithnjë të jetë krenar. Shembull i kësaj është të nënvlerësosh ata që nuk kanë një profesion po aq të mirë, si psh farkëtarët dhe zdrukthëtarët, ky tipar gjendet edhe sot në mesin e disa njerëzve.

Nga ky këndvështrim, ata i nënvlerësojnë imamët dhe muezinët nepër xhami, edhe pse nuk ka punë me të mirë se të qënit imam në një xhami. Ky ishte profesioni i të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). E njëjta gjë vlen edhe me muezinin. Puna më fisnike është që të jesh imam ose muezin. Është më fisnik se sa të qenurit ministër dhe çdo gjë tjetër.

Shpërndaje: