Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbyllja e Qabes dhe e xhamive në rast nevoje

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (5/308)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari (rahimehullah) ka thënë:

51 – Kapitulli rreth mbylljes së Shtëpisë (Qabes) dhe se lejohet falja kudo në të

1598 – Na tha Kutejbeh bin Sa’id: el-Lejth na tregoi, nga Ibn Shihab, nga Selim, nga babai i tij që tha:

 “I dërguari i Allahut hyri në Shtëpi (Qabe) me Usameh Bin Zejdin, Bilalin dhe Uthman bin Talhan dhe u mbyllën aty. Kur ata e hapën, unë isha i pari që hyra në të. Takova Bilalin dhe e pyeta: “A u falë i dërguari i Allahut në të?” Ai u përgjigj: “Po, midis dy shtyllave jemenase.” 1

Me titullin, autori (rahimehullah) dëshiron të sqarojë se lejohet mbyllja e xhamive, Qabes dhe vendeve të ngjashme nëse është e nevojshme dhe nuk mund te thuhet se ky veprim (mbyllja e tyre) është pengim i përmendjes (dhikrit) së emrit të Allahut në xhami. Ky veprim mund të ndodhë për shkak të ndonjë dobie të kërkuar, ose të ndonjë nevoje, ose për shkak domosdoshmërie ndonjëherë dhe nuk ka gjë të keqe në të.


1 Muslimi (1329).

Shpërndaje: