Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Fataua Ulema El-Beled El-Haram, fq. 1159
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të vriten insektet në shtëpi sikurse milingonat dhe furrtaret? A lejohet t’i mbysim ato me ujë ose zjarr? Çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Lejohet të vriten këto insekte nëse shkaktojnë dëm por është e ndaluar t’i djegësh. Megjithatë, lejohet t’i vrasësh ato me të gjitha llojet e tjera të mjeteve për asgjësim duke u bazuar në fjalët e profetit ﷺ:
“Pesë lloje kafshësh janë të dëmshme, andaj vriten edhe brenda Haremit: Korbi, qifti (një lloj skifteri), akrepi, miu dhe qeni sulmues.”
Transmeton Bukhari (1829).
Në një transmetim tjetër përmendet edhe gjarpri. Profeti ﷺ
ka informuar për këto kafshë dhe se ato janë të dëmshme, dhe si rrjedhojë ka lejuar që të vriten. E njëjta gjë vlen për insekte të ngjashme si milingonat, furrtaret dhe mushkonjat nëse janë të dëmshme; ato lejohen të vriten si brenda Haramit ashtu edhe jashtë tij nëse shkaktojnë dëm.