Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Me anë të kësaj i shlyhen gabimet/mëkatet e tij edhe nëse ato janë sa shkuma e detit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Nafahaat el-Huda uel-Iman fq. 190

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

مَن قَالَ سُبحَانَ اللهِ وَبِحَمدِهِ فِي يَومٍ مِائَةَ مَرَّةٍ حُطَّت خَطَايَاهُ، وَإِن كَانَت مِثلَ زَبَدِ البَحرِ

“Kushdo që thotë njëqind herë në ditë, SubhanAllahi ue bihamdihi (Larg nga të metat është Allahu dhe Atij i përket lavdërimi dhe falenderimi), i shlyhen gabimet (mëkatet e tij) edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.”

Transmeton Bukhari (6042) dhe Muslimi (7018)

Shikoni këtë o besimtarë! Fare lehtë mund ta thuash këtë ndërsa je duke ecur, apo duke qenë hipur mbi mjetin e udhëtimit ose kur shtrihesh për të fjetur gjumë. Nëse e thua këtë lloj dhikri njëqind herë në ditë, Allahu do të shlyejë të gjitha gabimet e tua.

Allahu është më i Madhi. Kjo është një mirësi nga Allahu (tebareke ue te ala).

O të rinj, shtojeni përmendjen e Allahut, shtojeni dërgimin e salauateve mbi profetin ﷺ pasi në këtë veprim ka mirësi të shumta.

Bindjuni Allahut dhe të dërguarit të Tij në të gjitha çështjet tuaja.

Të dashur vëllezër, mos harroni se kjo falje dhe shlyerje e mëkateve është vetëm për mëkatet e vogla, kështu që është e domosdoshme të qëndroni larg nga mëkatet e mëdha:

الَّذِينَ يَجتَنِبُونَ كَبَائِرَ الإِثمِ وَالفَوَاحِشَ إِلا اللَّمَمَ

“Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët.” 53:32

Është e domosdoshme të shmangen mëkatet e mëdha dhe se ato nuk falen përveçse me pendim të sinqertë.

Prandaj ne duhet ta përkujtojmë Allahun sa më shumë dhe duhet të qëndrojmë larg mëkateve të mëdha pasi kur ta përkujtojmë Allahun (tebareke ue te ala) si në rastin e dhikrit në fjalë, atëherë punët tona të këqija do të shlyhen dhe statusi ynë do të ngrihet tek Allahu (subhanehu ue teala).

Shpërndaje: